top of page

pre, 17 maj

|

Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi"

Edicioni i 3të i Workshop-it për Përditësim me Metodat e Kërkimit Cilesore & Sasiore

Ju ftojmë të merrni pjesë në WORKSHOP-in e 3të për Përditësim me Metodat e Kërkimit Cilesore & Sasiore, me fokus shkrimin akademik, që do të organizohet me datë 17 dhe 18 Maj 2019, në Sallën 307, kati i 3të në Fakuletin Ekonomik (pranë Rektoratit) ose tek Laboratori i Godinës së Re të FE

Registration is Closed
See other events
Edicioni i 3të i Workshop-it për Përditësim me Metodat e Kërkimit Cilesore & Sasiore
Edicioni i 3të i Workshop-it për Përditësim me Metodat e Kërkimit Cilesore & Sasiore

Time & Location

17 maj 2019, 9:00 e paradites – 18 maj 2019, 5:30 e pasdites

Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi", Shkodër, Albania

About the event

Ju ftojmë të merrni pjesë në WORKSHOP-in e 3të për Përditësim me Metodat e Kërkimit Cilesore & Sasiore, me fokus shkrimin akademik, që do të organizohet me datë 17 dhe 18 Maj 2019, në Sallën 307, kati i 3të në Fakuletin Ekonomik (pranë Rektoratit) ose tek Laboratori i Godinës së Re të Fakultetit Ekonomik.

Ky aktivitet organizohet nga Zyra e Ekselencës në bashkëpunim me Departamentin e Administrim-Biznesit të Fakultetit Ekonomik dhe Departamentin e Punës Sociale dhe Psikologjisë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe do të jetë një mundësi e mirë socializimi për stafet akademike, studentët e Masterve Shkencor (MSc), dhe pjesëmarrësit e tjerë të interesuar.

Do të përmbaje katër prezantime me shembuj të aplikuar në klasë. Pjesëmarrësit do të pajisen me materialet teorike të cilat më pas do të publikohen me akses të hapur në faqen e aktivitetit.

Çështjet që do të ngrihen dhe diskutohen do të jenë të përqëndruara kryesisht rreth shkrimit akademik, stilit APA, platformat sociale për kërkuesit, metrikat e kërkimit shkencor, guidat për burimet biblografike, rolit te software-ve për menaxhimin e burimeve biblografike, shërbimet digjitale në Bibliotekën Universitetare të Shkodrës, si dhe peer support & peer review në ciklet e treta të studimit (doktoraturë) në FEUT. Të interesuarit preferohet të jenë kryesisht me background akademik dhe kërkimor në fushat të ndryshme të cilët përdorin vazhdimisht të shkruarit akademik.

E veçanta e këtij edicioni të 3të të workshop-it qëndron në seancën me të ftuar nga Bibloteka Universitare e Shkodrës (BUSH) dhe nga Fakultetit i Ekonomisë të Universitetit të Tiranës (FEUT) të cilët do të sjellin në auditor aspekte aplikative dhe raste studimore që lidhen me shkrimin akademik në veçanti dhe më kërkimin shkencor dhe mësimdhënien në përgjithësi.

Pjesmarrësit që do të ndjekin të gjitha seancat e workshop-it do të pajisen me çertifikatë pjesmarrjeje.

Share this event

bottom of page