top of page
Search
  • Writer's pictureFEUNISHK2018

Panairi i Punës 2018

Updated: Apr 16, 2018

28 April at 8:00–14:00


Hotel Colosseo - Shkodër

Rruga Kol Idromeno, 4001 Shkodër, Albania



Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër , me mbeshtetjen e vecante 8 vjeçare te sponsorizuar nga Hotel Colosseo, si nje partner i fuqishem bashkepunues ne kete aktivitet, dhe ne partneritet me Bashkine Shkoder, Zyren e Punes Shkoder dhe Dhomën e Tregtisë Shkodër me datën 28 Prill 2018 nga ora 09.00-14.00, organizojnë në ambjentet e Hotel Colosseo “Panairin e Punës 2018”.

Ky panair do të sjellë përballë punëdhënësit (nga subjekte të ndryshme në Qarkun Shkodër e me gjere) dhe studentë, të cilët janë në prag diplomimi për vitin akademik 2017-2018 si ne nivelin bachelor ashtu dhe mastera viteve te para e te dyta , te cilet përbëjnë kandidatë potencial me vlerë në tregun e punës.

Panairi i punës i cili përfshin një spektër të caktuar të punëkërkuesve, që në këtë rast janë studentët, cilësohet si një metodë efikase pasi do t ‘i mbështesë studentët të shfrytëzojnë këtë rast për tu njohur me vendet e lira të punës, të konkurrojnë për pozicionet e punës që i përshtaten kërkesave të tyre si dhe të trajnohen në lidhje me intervistat e punës, shkrimin e CV-ve etj.

Gjatë panairit, punëdhënësit e firmave të ndryshme do të intervistojnë të rinjtë e interesuar për t’u punësuar. Për çdo aplikant koha e intervistimit do të jetë rreth 15 minuta dhe të gjithë aplikantët do të intervistohen për të gjitha zgjedhjet që kanë bërë.

Kompanitë do të bëjnë një përzgjedhje paraprake në listën e studentave që kanë aplikuar.

Gjatë intervistave të shumta do të përzgjidhen ato studentë të cilët do t’i përgjigjen më mirë pyetjeve të shtruara dhe ata të cilët do të rezultojnë të duhurit do të kenë shanse për tu punësuar.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për studentët të cilët pasi të diplomohen do të mund të integrohen menjëherë në tregun e punës, duke u përfshirë fillimisht në praktika mesimore ku do të testohen paraprakisht për aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe më pas do të mund të punësohen.

Studentet mund te kontaktojne per cdo informacion ne adresen e e-mail:

panairipunes@unishk.edu.al

apo dhe te dergojne CV e tyre , ku te shprehin dhe interesin per pjesmarrje ne po kete adrese e-mail.

Diten e panairit secili student te marre me vehte 5-6 kopje te cv personale per t’ia paraqitur bizneseve ne intervisten e punes.

17 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page