4 May at 10:00 to 5 May at 17:00
Fakulteti Ekonomik, UNISHK
Sheshi "2 Prilli", 4001 Shkodër, Albania
THIRRJE PËR PJESMARRJE
Ju ftojmë të merrni në pjesë WORKSHOP-in e 2të për Përditësim me Metodat e Kërkimit Cilesore & Sasiore (me fokus dizenjimin e pyetësorit dhe analizën faktoriale) që do të organizohet me datë 4 dhe 5 Maj 2018 në Sallën 307, kati i 3të në Fakuletin Ekonomik (pranë Rektoratit).
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Ekselencës në bashkëpunim me Departamentin e Administrim-Biznesit të Fakultetit Ekonomik dhe Departamentin e Punës Sociale dhe Psikologjisë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe do të jetë një mundësi e mirë socializimi për stafet akademike, studentët e Masterve Shkencor (MSc), dhe përfaqesues nga institucionet publike dhe private. Çështjet e ngritura do të jenë të përqëndruara rreth problematikave të dizenjimit të pyetsorëve si një instrument për mbledhjen e të dhënave, shpërndarja e tij dhe sfidat në proçedurën e kampionimit, analiza faktoriale (CFA), analiza e komponentëve kryesor (PCA), duke u bazuar në materiale teorike shoqëruar me raste studimore. Të interesuarit preferohet të jenë kryesisht kërkues në fushat ekonomike dhe sociale të cilët janë të angazhuar me përodorimin e metodave sasiore dhe cilësore të kërkimit shkencor.
Do të përmbaje kater prezantime me shembuj të aplikuar në klasë duke filluar nga dizenjimi i pyetësorit , formulimi i pyetjeve të pyetsorit, rreziqet e kërkimit me pyetësor, kampjonimi për të përfunduar me analizën faktoriale dhe atë të komponentëve kryesor. Pjesëmarrësit do të pajisen me materialet teorike, ushtrimet, database-t dhe sintaksat e cdo analize të diskutuar. Ajo çfarë është e veçantë në këtë edicion të dytë të këtij workshop-i qëndron në seancën me të ftuar nga institucionet publike të cilat kanë zyra të mbledhjes së informacionit dhe të të dhenave ku me interes të veçantë është natyra dhe dizenjimi i pyetsorit të tyre dhe proçedura e kampionimit të standartizuar që përdorin.
Audienca e lejuar e këtij aktiviteti janë pedagogët FE dhe FSHE, studentet në ciklet e studimeve Master Shkencor (MSc), dhe përfaqesues nga institucionet publike dhe private. Pjesmarrësit që do të ndjekin të gjitha seancat e workshop-it do të pajisen me çertifikatë pjesmarrjeje
Vini Re: Pjesëmarrja duhet të konfirmohet në avance për secilën seancë që pjesmarrës/e është i/e interesuar pasi synohet që të punohet me grupe të vogla për të mos humbur bashkëveprimin dhe interaktivitetin në seanca.
Commentaires